Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës

Sot, më 17 korrik 2020, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” mbajti mbledhjen e radhës.

Gjatë mbledhjes, Këshilli Drejtues diskutoi për pikat e rendit të ditës: miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, informacion rreth takimeve dhe zhvillimeve në Universitet, shqyrtimin e kërkesave drejtuar Këshillit Drejtues dhe pika të ndryshme.

Në këtë mbledhje u miratua edhe Draft Statuti i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe shpresohet që  1 tetorin e sivjetëm ta fillojmë me statutin e ri.

Anëtarët e Këshillit Drejtues  diskutuan dhe i shqyrtuan pikat e rendit të ditës  dhe çështje të tjera, të cilat në pajtueshmëri dhe njëzëri i miratuan ato.

KD i UGJFA-së është i përkushtuar në marrjen e vendimeve të rëndësishme për Universitetin.

tp-bottom