Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit të Gjakovës
Sot, më 17 korrik 2020, Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” mbajti mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, Senati diskutoi për pikat e rendit të ditës: shqyrtimin dhe miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, përfundimin i vitit akademik, shqyrtimin dhe propozimin për shpalljen e konkursit për staf akademik, shqyrtimin e kërkesës për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa”, Kongresistit të SHBA-ve, z. Thomas Peter ‘Tom’ Lantos, shqyrtimin e pushimit vjetor për stafin administrativ, shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave si dhe pika të ndryshme. Ndërsa, dy anëtarë të Senatit morën pjesë në mbledhje në formë virtuale.
Anëtarët e Senatit diskutuan dhe i shqyrtuan pikat e rendit të ditës dhe çështje të tjera, të cilat në pajtueshmëri dhe njëzëri i miratuan ato.
Senati i UGJFA-së është i përkushtuar në marrjen e vendimeve për çështjet e përgjithshme strategjike të rëndësishme për Universitetin.