Universiteti i Gjakovës, partneri i afërt i institucioneve arsimore dhe shëndetësore

Universiteti i Gjakovës, partneri i afërt i institucioneve arsimore dhe shëndetësore

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” për 7 vite ka arsimuar dhe përgatitur gjenerata profesionistësh, të cilët janë pjesë e institucioneve më të rëndësishme vendore.

Përgatitja e studentëve me të gjitha njohuritë e nevojshme, ka bërë që studentët e UGJFA-së të jenë plotësisht të përshtatshëm dhe tejet të kërkuar në tregun vendor të punës. Kjo për faktin se të gjitha institucionet arsimore dhe shëndetësore kanë nevojë për të rinj të pasionuar dhe që e njohin edhe pjesën praktike të profesioneve të tyre, por që të njëjtat mund  t’i adaptojnë dhe t’i implementojnë në varësi të punës.

Stafi dhe studentët e UGJFA-së janë plotësisht të gatshëm për t’u përballur me sfidat dhe për të ofruar zgjidhje efikase për problemet me të cilat përballen institucionet arsimore dhe shëndetësore të Kosovës.

Për këtë arsye, UGJFA-ja është referencë profesionalizimi për lidhje të partneritetit me këto institucione, e që janë bazë e zhvillimit të vendit.

tp-bottom