Rektori Nimani takoi drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Rektori Nimani takoi drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Niamni së bashku me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha dhe zyrtarin për sigurim të cilësisë, z. Daut Islami takuan drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, z. Naim Gashin. Në këtë takim u diskutua procesi i akreditimit të programeve të UGJFA-së, në të cilin rektori Nimani ka ngritur shqetësimet rreth vonesës në procesin e akreditimit të programeve të reja studimore dhe ato aktuale. Drejtori Gashi e inkurajon UGJFA-në për avancimet e bëra në profilizimin e Universitetit dhe premtoi që shqetësimet do t’ia bartë Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në lidhje me vonesën dhe problemet e evidentuara në procesin e akreditimit. Gjithashtu, drejtori i AKA-së i njoftoi se është formuar edhe Komisioni i Ankesave, i cili do t’i ketë në konsideratë gabimet eventuale që janë bërë gjatë kualifikimit të stafit për programet e studimit. 

Fotot e lajmit

tp-bottom