Studentët e fillojnë punën praktike në Universitetin e Gjakovës

Studentët e fillojnë punën praktike në Universitetin e Gjakovës

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” përmes një konkursi të shpallur më 24 qershor 2020 ftoi studentët për të aplikuar për punë praktike në administratën e Universitetit.

Duke u bazuar në kriteret e konkursit për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike dhe pas  shqyrtimit të një numri të madh aplikimesh, në mesin e tyre u pranuan 5 (pesë) studentë.

Studentët, punën praktike e zhvillojnë në njësitë e administratës së tri fakulteteve dhe në administratën qendrore.

Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë 3 (tre) muaj, në periudhën korrik - shtator 2020.

Puna praktike ka si objektiv që t'iu ofrojë studentëve mundësi që dijen teorike të nxënë gjatë studimeve, ta aplikojnë në praktikë, duke krijuar përvojë të punës në administratë, si staf mbështetës në njësitë administrative të UGJFA-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom