Mbahet mbledhja e radhës e Konferencës së Rektorëve

Mbahet mbledhja e radhës e Konferencës së Rektorëve

Sot, më 10 korrik 2020, Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” mori pjesë në mbledhjen e radhës së Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, e cila u mbajt në formë virtuale.

Në mbledhje u diskutua procesi i akreditimit të programeve studimore, me ç‘rast u shpreh shqetësimi me ritmin e vazhdimit të këtij procesi.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për vazhdimin e  provimeve të studentëve për afatin e Qershorit në situatën e vështirësuar të pandemisë Covid-19. Rektorët u dakorduan që të shtohen maksimalisht masat e sigurisë nëpër objektet universitare, në mënyrë që të mund të përfundojnë provimet.

U diskutua edhe për organizimin e universiteteve për vazhdimin e vitin akademik edhe në format online edhe me 1 tetor 2020, nëse pandemia Covid -19 nuk mposhtet, e po ashtu edhe për organizimin e provimeve online.

Konferenca e Rektorëve diskutoi edhe për situatën e rëndë të krijuar në muajt e fundit si në shëndetësi, në ekonomi dhe në politikën e Kosovës dhe ajo do të miratojë një Deklaratë për unitetin e klasës politike në të mirë të interesit nacional.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom