Universiteti i Gjakovës vlerëson lart betejën e personelit shëndetësor kundër Covid-19

Universiteti i Gjakovës vlerëson lart betejën e personelit shëndetësor kundër Covid-19

Në këto ditë të vështira, është përgjegjësia jonë e përbashkët si shoqëri të mbështesim njëri-tjetrin dhe përpjekjet e institucioneve për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19. Studentët dhe personeli i UGJFA-së janë gjithashtu pjesë e këtyre përpjekjeve.

Shumë mjekë dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë në këtë kohë janë mobilizuar, duke luftuar pa u lodhur për shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Për këtë, ata meritojnë respekt dhe falënderime të pafundme. Kjo është një betejë e profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre.

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani me falënderim të përzemërt vlerëson kontributin e të gjithë  personelit shëndetësorë, që po punojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,  në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës, si dhe stafin akademik të Fakultetit të Mjekësisë në UGJFA,  të cilët me kolegët e tyre janë në vijën e parë të frontit për të ndihmuar trajtimin e njerëzve, si dhe në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Prandaj, çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet t’i zbatojë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike, për ruajtjen e shëndetit tuaj dhe të afërmve tuaj.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom