Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Prishtina REA

Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Prishtina REA

Me qëllim të zhvillimit të arsimit, aftësimit profesional, punës praktike etj, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” (UGJFA) do të bashkëpunoj me Prishtina REA. Për të konkretizuar fushën e veprimit, rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Dr. Ass. Artan Nimani i shoqëruar nga Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra dhe drejtori i Prishtina REA, Ahmet Jetullahu-Meti, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Në kuadër të marrëveshjes janë përcaktuar edhe përgjegjësitë e secilës palë. Sipas kësaj, UGJFA-ja do të njoftoj Prishtina REA-n për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta.

Ndërsa, Prishtina REA, do të ofroj informata në lidhje me fushat e aftësimit profesional. Prishtina REA do të ndërmarrë rol aktiv në promovimin e mundësive për partneritet të UGJFA-së.

Marrëveshja është konsideruar si një nismë e mirë për UGJFA-në dhe Prishtina REA. Rektori Nimani dhe drejtori Jetullahu, shprehën zotimin e tyre për jetësimin e kësaj marrëveshje në të mirë të studentëve dhe stafit akademik të UGJFA-së si dhe aktivitetit të Prishtina REA.

Fotot e lajmit

tp-bottom