Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës

Sot, më 08 korrik 2020, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” mbajti mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, Këshilli Drejtues diskutoi për pikat e rendit të ditës: miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, shqyrtimin dhe miratimin e raportit financiar janar-qershor 2020, njoftimin rreth procesit të ndërtimit të kampusit universitar, informacion rreth takimeve dhe zhvillimeve në Universitet, shqyrtimin e kërkesave drejtuar Këshillit Drejtues dhe pika të ndryshme.

Anëtarët e Këshillit Drejtues  diskutuan dhe i shqyrtuan pikat e rendit të ditës  dhe çështje të tjera, të cilat në pajtueshmëri dhe njëzëri i miratuan ato.

KD i UGJFA-së është i përkushtuar në marrjen e vendimeve të rëndësishme për Universitetin.

 

tp-bottom