Takohet Kolegjiumi i Dekanëve i Universitetit të Gjakovës

Takohet Kolegjiumi i Dekanëve i Universitetit të Gjakovës

Nën udhëheqjen e Prorektores për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Kolegjiumi i Dekanëve mbajti takimin e radhës, në të cilin u diskutua procesi i provimeve të afatit të qershorit, për mbarëvajtjen e punës nëpër fakultete, si dhe dorëzuan pasqyrën e propozimeve të fakulteteve për angazhimin e personelit akademik.

Gjatë takimit dekanët u informuan për vizitën e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likajt, rekomandimet  e dalura nga ky takim dhe për ecurinë e hapave të mëtutjeshëm rreth procesit të akreditimit.

Kolegjiumi i Dekanëve përgjatë kësaj kohe kërkon që të respektohen masat mbrojtëse nga studentët, stafi akademik dhe administrativ, në mënyrë që të ruhet shëndeti për shkak të pandemisë COVID-19.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom