Rektori Nimani priti në takim Prof. Ass. Dr. Flamur Shalën, dekan i Fakultetit të Filologjisë nga Universiteti i Prizrenit

Rektori Nimani priti në takim Prof. Ass. Dr. Flamur Shalën, dekan i Fakultetit të Filologjisë nga Universiteti i Prizrenit

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, priti në takim dekanin e Fakultetit të Filologjisë nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof. Ass. Dr. Flamur Shala, dhe profesorin e gjuhës angleze,  Prof. Ass. Dr. Sejdi Sejdiu.

Rektori Nimani e falënderoj dekanin Shala për vizitën në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Ndërsa dekani Shala u shpreh mirënjohës dhe falënderues për pritjen dhe e përgëzoi rektorin Nimani për arritjet e UGJFA-së.

Në takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit për bashkërendimin e aktiviteteve ndëruniversitare.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom