Universiteti i Gjakovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës

Universiteti i Gjakovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës

Sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet rektorit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, z. Sami Mazreku.

Qëllimi i këtij memorandumi është ngritja e nivelit të përgjithshëm të studentëve dhe qytetarëve lidhur me industrinë e sigurimeve dhe zhvillimit të saj, produktet e sigurimit si dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre që dalin nga kontratat e sigurimit.

Angazhimi i studentëve përmes punës praktike në kompanitë e sigurimit është një mundësi e mirë për ta, ashtu që të njëjtit të kenë informacione të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e industrisë dhe për ta zhvilluar më tutje atë.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom