Universiteti i Gjakovës fillon procesin e organizimit të provimeve të afatit të qershorit

Universiteti i Gjakovës fillon procesin e organizimit të provimeve të afatit të qershorit

Pas përfundimit të afatit të prillit, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka filluar procesin e organizimit të provimeve të afatit të rregullt të qershorit.

Nëpër sallat ku janë organizuar provimet, numri  i studentëve është i përcaktuar nga udhëheqësit e njësive akademike. Gjatë mbajtjes së provimeve janë respektuar rekomandimet e IKSHPK-së, si ruajtja e distancës, bartja e maskave dhe dorëzave.

Duke u bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë është bërë çdo ditë dezinfektimi i tërë hapësirës së Universitetit, që ka për qëllim sigurinë e shëndetit të studentëve dhe përforcimin e higjienës.

Stafi i UGJFA-së po kujdeset që në përpikëri të zbatohen udhëzimet, duke i ndërmarrë të gjitha masat parandaluese për të siguruar një ambient të përshtatshëm.

Fotot e lajmit

tp-bottom