Doli nga shtypi libri “Dukuri kriminale në shoqërinë kosovare: vështrim antropologjik dhe kriminologjik” i autorit Dr. Sc. Bekim Sh. Avdiaj

Doli nga shtypi libri “Dukuri kriminale në shoqërinë kosovare: vështrim antropologjik dhe kriminologjik” i autorit Dr. Sc. Bekim Sh. Avdiaj

Libri “Dukuri kriminale në shoqërinë kosovare: vështrim antropologjik dhe kriminologjik” u lejua për botim me vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Ky libër trajton një temë sa aktuale aq edhe të rëndësishme për pasojat sociale që mbart krimi në familjen e sotme shqiptare të Kosovës. Libri shpjegon në mënyrë shkencore këtë fenomen.

Njohësit e kësaj fushe, librin e vlerësojnë tepër interesant, të rëndësishëm dhe si të mirëpritur në shkencat sociale shqiptare, madje një ndër studimet më origjinale e më shteruese në fushën e antropologjisë kulturore e të kriminologjisë.

Autori i këtij libri, Dr. Sc. Bekim Sh. Avdiaj është ligjërues në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

tp-bottom