Takimi në mes të Caritas-it Zviceran dhe UGJFA-së për pajisjen e klasës përgatitore të Programit Parashkollor në Fakultetin e Edukimit

Takimi në mes të Caritas-it Zviceran dhe UGJFA-së për pajisjen e klasës përgatitore të Programit Parashkollor në Fakultetin e Edukimit

Sot në Rektorat u mbajt takimi nga përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran, znj. Shukrije Lecaj (koordinatore pedagogjike e projektit për parashkollorët) dhe z. Albert Bakalli (koordinator i Operacioneve dhe Logjistikës), Prorektores për çështje mësimore Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra dhe përfaqësueses nga Fakulteti i Edukimit Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu. Takim ky që finalizoi pajisjen e klasës përgatitore në Fakultetin e Edukimit, sipas memorandum mirëkuptimit të nënshkruar nga Universiteti ynë dhe Caritas-it Zviceran në korrik të 2019-ës, me titull “Vendosja e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë – SHPRESË”.

Pajisja me inventarin e klasës përgatitore në Fakultetin e Edukimit për Programin Parashkollor do të implementohet gjatë muajit korrik të vitit 2020, sipas memorandumit të nënshkruar, ku do të krijohet një hapësirë për profesorët dhe studentët që mund ta shfrytëzojnë për pjesën praktike të punës në kuadër të lëndëve për Programin Parashkollor.

Fotot e lajmit

tp-bottom