Mbahet takimi online me temë: “Publikimet shkencore dhe gjendja e publikimeve në UGJFA”
Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” u mbajt takimi online me temë: “Publikimet shkencore dhe gjendja e publikimeve në UGJFA”, nën udhëheqjen e Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli.
Në takim u diskutua mbi trendët e revistave shkencore, revistat ndërkombëtare dhe llojet e tyre, revistat grabitqare, gjendjen e publikimeve shkencore në UGJFA, platformat shkencore: WoS, Scopus si dhe për konkurset për projekte shkencore.
Pjesë e këtij takimi ishin profesorë, asistentë dhe një pjesë e stafit stafi administrativ të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.
Universiteti I Gjakovës “Fehmi Agani” është i përkushtuar të përmbush misionin dhe objektivat strategjike të zhvillimit, duke krijuar kushte optimale për plotësimin e standardeve që kërkohen.