Studentët e UGJFA-së nisën në vizitë studimore ne Manisa-Turqi
Një grup prej 15 studentësh bursistë të UGJFA-së mbrëmë me 22 dhjetor 2019 u nisën për vizitë studimore në Universitetin Manisa Bayar Celal të Turqisë.
Me këtë ekspeditë priten të thellohen marrëdhëniet e bashkëpunimit strategjik me Universitetin partner që kemi në kuadër të projektit ERASMUS+ të quajtur SMAHPC, do zhvillohen ligjërata të përbashkëta nga ekspertet ndërkombëtar, do vizitohen laboratorët e Universitetit Manisa Bayar Celal, do të mësohen procedurat që ndjekin studentët gjatë zhvillimit të praktikës në këto laboratorë.
Poashtu priten që të lidhen kontakte në mes të studentëve për shkollim të mëtutjeshëm, pasi që universiteti që ata janë duke vizituar ka studime të thelluara në të tri nivelet e arsimit të lartë.