
Departamenti i Arsimit të Lartë dhe Shkencës si dhe Këshilli Shkencor i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hapur konkurs për përkrahje të projekteve të vogla shkencore
Departamenti i Arsimit të Lartë dhe Shkencës si dhe Këshilli Shkencor i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hapur konkurs për përkrahje të projekteve të vogla shkencore. Ky konkurs fton të gjitha institucionet kosovare të shkencës dhe shkencëtarët kosovarë që të konkurrojnë për përfitimin e granteve të vogla shkencore. Këto grante mbështesin projekte deri 10.000 euro, me kohëzgjatje prej 6 deri në 12 muaj.