Përzgjedhen Studentët Tutor për semestrin veror të vitit akademik 2024/2025

Përzgjedhen Studentët Tutor për semestrin veror të vitit akademik 2024/2025

Sot më datë 31.01.2025, Udhëheqësja e Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie (QDPM) Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, së bashku me Bordin e kësaj qendreje, Dekanët dhe përfaqësuesit e njësive akademike, mbajtën takim për përzgjedhjen e Studentëve Tutorë për semestrin veror të vitit akademik 2024/2025.

Dimë që Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë, në bazë të neneve 4 dhe 20 të Rregullores për Sistemin Tutorial, vendimit të Senatit me nr. 04/1838 date 17.09.2024 dhe vendimit të Këshillit Drejtues të Universiteti me nr. 05/2361 datë 21.11.2024, kanë shpallur konkurs për zgjedhjen e katërmbëdhjetë (14) Studentëve Tutorë.

Sot u diskutua përzgjedhja e studentëve aplikues, ku u përzgjodhën studentët nga Fakulteti i Mjekësisë dhe i Shkencave Sociale.
Nga Komisioni përzgjedhës u votua që të rishpallet konkursi për vendet e lira.

tp-bottom