Mbahet sesioni informues për Bursat Post-Diplomatike të BE-së në Fakultetin e Filologjisë në Gjakovë

Mbahet sesioni informues për Bursat Post-Diplomatike të BE-së në Fakultetin e Filologjisë në Gjakovë

Me 19 nëntor 2024 në ora 11:30 në Sallën nr.L6 në Fakultetin e Filologjisë në Gjakovë u mbajt sesion informues për bursa post-diplomatike programi i BE-së e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës.

Qëllimi ishte njoftimi i studentëve mbi aplikimet për bursa nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës. Ky është raundi i XV për aplikime për bursa për studime master, të financuara nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.

 E pranishme në këtë sesion ishte edhe Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekci si dhe përfaqësuesja e këtij projekti Violeta Ademi.

Programi “Young Cell Scheme” është një mundësi unike, dhe bursa ofron financim të plotë për studentët e rinj kosovarë në fusha të ndryshme për të studiuar në universitetet më të mira në shtetet anëtare të BE-së, si dhe mundësi për të punuar menjëherë pas përfundimit të studimeve në shërbimin civil të Qeverisë së Kosovës për një periudhë prej tre vitesh, pas përfundimit me sukses të studimeve.

Qëllimi kryesor i YCS është të ofrojë mundësi unike për studentët për të studiuar dhe për të rritur mundësitë e tyre profesionale përmes punës afatgjatë për shërbimin civil të Kosovës.

Fotot e lajmit

tp-bottom