UFAGJ dhe Ngrohtorja e Qytetit nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në projekte inovative të energjisë së ripërtëritshme

UFAGJ dhe Ngrohtorja e Qytetit nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në projekte inovative të energjisë së ripërtëritshme

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ngrohtoren e Qytetit në Gjakovë, e cila operon me biomasë. Në takimin në mes të Rektorit të UFAGJ-së, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku dhe Drejtorit të Ngrohtores së qytetit të Gjakovës, Blerim Halilaj, u diskutua për rolin e rëndësishëm të energjisë së ripërtrishme dhe krijimin e kuadrove të reja për të ndihmuar në këtë fushë.

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi që pritet të kontribuojë jo vetëm në përgatitjen e studentëve për të qenë të suksesshëm në tregun e punës, por edhe kontribuon në zgjidhje të qëndrueshme për sfidat energjetike të kësaj epoke.

Drejtori i Ngrohtores, Blerim Halilaj, vlerësoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në projekte praktike, duke theksuar se energjia e rinovueshme kërkon inovacion dhe kreativitet për të vazhduar punën e mirë që është duke u bërë në Ngrohtoren e Qytetit. Ai tha se programi Informatika Inxhinierike është i domosdoshëm sepse prej zhvillimit të tij përfiton i gjithë komuniteti.

Kjo marrëveshje është një tjetër hap drejt ndërlidhjes së arsimit dhe industrisë, duke fuqizuar të rinjtë dhe duke mbështetur vizionin e një shoqërie më të përgjegjshme ndaj mjedisit

 

Fotot e lajmit

tp-bottom