Hapet thirrja: Për aplikim për bursat master të Raundit XV të projektit Young Cell Scheme
Të nderuar studentë,
Nga data 8 nëntor është hapur thirrja deri më datën 9 dhjetor, që është afati për aplikim për bursat master të Raundit XV.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës shpall hapjen e Raundit XV për aplikime për bursa për studime master, të financuara nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.
Programi "Young Cell Scheme" është një mundësi unike, dhe bursa ofron financim të plotë për studentët e rinj kosovarë në fusha të ndryshme për të studiuar në universitetet më të mira në shtetet anëtare të BE-së, si dhe mundësi për të punuar menjëherë pas përfundimit të studimeve në shërbimin civil të Qeverisë së Kosovës për një periudhë prej tre vitesh, pas përfundimit me sukses të studimeve.
Qëllimi kryesor i YCS është të ofrojë mundësi unike për studentët për të studiuar dhe për të rritur mundësitë e tyre profesionale përmes punës afatgjatë për shërbimin civil të Kosovës.
Datë: 19 Nëntor 2024
Ora: 11:30
Vendi: Salla nr.L 6 Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani", Gjakovë
Ejani, ndërtoni urat tuaja te komunikimit me proejktin partner Young Cell Scheme, mësoni rreth procedurave të aplikimit dhe informacione me rendesi rreth Programit të BE-së për bursa post-diplomike 2018.
Ju mirëpresim!