Hapet thirrja:  Për aplikim për bursat master të Raundit XV të projektit Young Cell Scheme

Hapet thirrja: Për aplikim për bursat master të Raundit XV të projektit Young Cell Scheme

Të nderuar studentë,

Nga data 8 nëntor është hapur thirrja deri më datën 9 dhjetor, që është afati për aplikim për bursat master të Raundit XV.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës shpall hapjen e Raundit XV për aplikime për bursa për studime master, të financuara nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.

Programi "Young Cell Scheme" është një mundësi unike, dhe bursa ofron financim të plotë për studentët e rinj kosovarë në fusha të ndryshme për të studiuar në universitetet më të mira në shtetet anëtare të BE-së, si dhe mundësi për të punuar menjëherë pas përfundimit të studimeve në shërbimin civil të Qeverisë së Kosovës për një periudhë prej tre vitesh, pas përfundimit me sukses të studimeve.

Kanditatëve të suksesshëm do t’iu mundësia të studiojnë në një program master në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do të ofroj 40 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të ndryshoj varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion Kjo thirrje është e hapur për publikun e gjerë dhe për nëpunësit civilë të cilët janë të diplomuar në fusha të përcaktuara në Rregullat e Procedurës të disponueshme në faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org,.

Qëllimi kryesor i YCS është të ofrojë mundësi unike për studentët për të studiuar dhe për të rritur mundësitë e tyre profesionale përmes punës afatgjatë për shërbimin civil të Kosovës.

 

Afati i fundit për aplikim: E hënë, 9 dhjetor 2024, ora 17:00

Aplikacionet e pranuara pas përfundimit të këtij afati nuk do të merren parasysh në çfarëdo rrethane. APLIKACIONET DUHET TË DORËZOHEN ONLINE në dosje të kompresuar (të gjitha dokumentet në formatin PDF në një dosje Zip), përmes këtij linku: https://ycskosovo.org/index.php/en/apply ose në rast vështirësishë teknike aplikacionet mund të dorëzohen edhe në kopje fizike në zarf të mbyllur në adresën e mëposhtme:

Young Cell Scheme – Aplikacion i Raundit XV, Rr. Behije Dashi, Nr.14, kati 6, Aktash, Prishtinë 10000

Kosovë, Tel. +38349444357

Kandidatët që nuk kontaktohen deri të shtunën, me 14 dhjetor 2024 nuk kanë arritur të kalojnë fazën e para - përzgjedhjes dhe që nuk kanë hyrë në listën e ngushtë për të marrë pjesë në provim me shkrim.

Thirrja per aplikim

 

tp-bottom