"NË FUNKSION TË SË ARDHMES" nga Shoqata e Intelektualëve "Jakova" dhe Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani"

"NË FUNKSION TË SË ARDHMES" nga Shoqata e Intelektualëve "Jakova" dhe Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani"


Dje më 24 tetor 2017 në organizimin e Shoqatës së Intelektualëve "Jakova" dhe Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" në vazhdën e diskutimeve të programit “PERSPECTIVES” në temën "NË FUNKSION TË SË ARDHMES" diskutuan dhe shfaqen përvojat e tyre Darsei Canhasi me prezantimin e tij “Ndikimi i teknologjisë në profesionet e së ardhmes” dhe Malush Tullumi me prezantimin “Roli i ndërmarrësisë në krijimin e vendeve të reja të punës”.
Daresi morri shembuj nga puna e tij që bënë dhe tregonte shembuj se si teknologjitë informative po i zëvendësojnë punëtorët dhe do vazhdojnë ta bëjnë edhe në të ardhmen, kurse zotëri Tullumi këto ndryshime teknologjike i shikonte si një mundësi e mirë për iniciativa ndërmarrëse dhe punësim me një zhvillim më të hovshëm të të mbarë shoqërisë njerëzore.
Moderatore ishte Migena Arllati kurse fjalën hyrëse e mbajti Rektori i Universiteti të Gjakovës ”Fehmi Agani”, Prof. Dr. Shaban Buza.

Fotot e lajmit

tp-bottom