Nderohen me mirënjohe anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Nderohen me mirënjohe anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në sallën e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë është mbajtur mbledhja e fundit e Këshillit Drejtues me përbërjen aktuale të këtij organi kolegjial të rëndësishëm.

Rektori i Universitetit Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku fillimisht falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues që besuan në vizionin e tij për menaxhimin e UFAGJ. Rektori falënderoi për bashkëpunimin dhe për mbështetjen e vazhduar të anëtarëve të KD-së në tejkalimin e sfidave dhe ofrimin e zgjidhjeve gjatë rrugëtimit të përbashkët.. Në emër të Universitetit, Rektori Bunjaku ndau mirënjohje për secilin anëtar të Këshillit për kontributin e dhënë në ngritjen e vlerave të larta akademike, promovimin e transparencës institucionale në vendimmarrje dhe llogaridhënie në UFAGJ. 

Mirënjohje u nda fillimisht për kryesuesen e këtij Këshilli, znj. Majlinda Haxhikadrija Ramadani e cila u vlerësua për punën e saj të palodhshme gjatë kësaj periudhe. Me mirënjohje u nderuan edhe anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues: Shpëtim Dylazeka zëvendës kryesues i KD, Ilir Bytyqi anëtar, Prof. Dr. Lulzim Zeneli anëtar, Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi anëtar, Prof. Asoc. Dr. Shqipe Husaj anëtare dhe Prof. Asoc. Dr. Hajrullah Latifi anëtar.

Më pas mbledhja vazhdoi me miratimin dhe shqyrtimin e pikave të rendit të ditës, teksa së shpejti pritet të fillojnë punën anëtarët e ri të këtij Këshilli të cilët kanë mandat tre vjeçar.

Fotot e lajmit

tp-bottom