Rektori i UFAGJ-së merr pjesë në përhapjen e rezultateve të projektit STAND në Podgoricë

Rektori i UFAGJ-së merr pjesë në përhapjen e rezultateve të projektit STAND në Podgoricë

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass,Dr. Drilon Bunjaku ka marrë pjesë në përhapjen e rezultateve të projektit “ Forcimi i Autonomisë Universitare dhe Rritja e Llogaridhënies dhe Transparencës në Universitetet e Ballkanit Perëndimor” (STAND) të organizuar nga Universiteti i Malit të Zi në qytetin e Podgoricës. Kjo ngjarje synon forcimin e autonomisë universitare dhe përmirësimin e përgjegjshmërisë dhe transparencës në universitetet e Ballkanit Perëndimor.

 Veselin Mićanović, Zëvendës-Rektor për Mësimdhënie, dhe Dijana Vučković, anëtare e bordit të menaxhimit të Universitetit të Malit të Zi, hapën sesionin e diskutimeve mbi zhvillimet e fundit në lidhje me autonominë universitare.

Më pas u vazhdua me diskutimet mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me Autonominë Universitare në Universitetin e  Malit të Zi si dhe  Rishikimi i Buxhetit  të Projektit, që ka përfshirë figura si Dragana Ćetković, Drejtore e Drejtorisë për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, dhe Dijana Vučković, anëtare e bordit të menaxhimit të Universitetit të Malit të Zi, po ashtu, Veselin Mićanović, Zëvendës-Rektor për Mësimdhënie.

Ngjarja theksoi përparimet e bëra në kuadër të STAND dhe inkurajoi dialogun për përmirësime të mëtejshme në qeverisjen universitare në rajon. Pas sesioneve të gjithë partnerët patën mundësi të shkëmbejnë mendime dhe sugjerime për të vazhduar bashkëpunime të tilla.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom