Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë merr pjesë në përhapjen e rezultateve të projektit STAND

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë merr pjesë në përhapjen e rezultateve të projektit STAND

Projekti STAND - Forcimi i autonomisë universitare dhe rritja e përgjegjshmërisë dhe transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor, me datën 29.03.2024 në Universitetin Fan S. Noli në Korçë, prezantoi rezultatet e arritura gjatë tre viteve të zbatimit në kuader të  Koncorsiumit. 

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë, në cilesin e partnerit të projektit, u përfaqësu në këtë ngjarje nga Rektori Profesor Drilon Bunjaku, prorektoria për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Projekte, Nazli Tyfekçi, dhe Sekretarja e Përgjithshme Linda Dula Halilabazi.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte prezantimi i projektit përtej partnerëve të Konsorciumit, duke u fokusuar në objektivin kryesor që lidhet me autonomine universitare. Sfidat dhe objektivat e arritura nga projekti u prezantuan në prani të stafit të Universitetit Fan S. Noli në Korçë dhe partnerëve të tjerë nga Shqipëria, Kosova, dhe Mali i Zi nga profesoresha Mihone Kerolli, Rektor i Kolegjit Publik IBC-M, njëkohësisht Koordinator i projektit STAND. Dr. Elona Karafili, zv.rektore për Kërkimin dhe Ndërkombëtarizimin në Universitetin POLIS, prezantoi një pasqyrë të zhvillimeve në arsimin e lartë në Shqipëri dhe lidhjen e tyre me objektivat e projektit STAND. 

Në qendër të këtij projekti janë proceset dhe mekanizmat e autonomisë universitare, që synojnë rritjen e kapaciteteve menaxheriale, llogaridhënies dhe transparencës së universiteteve në Ballkanin Perëndimor në tre vendet e synuara – Shqipëri, Kosovë dhe Mali i Zi.

Fotot e lajmit

tp-bottom