U.D Rektori Zeqir Hashani dhe menaxhmenti i UFAGj-së presin në takim zëvendës Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku

U.D Rektori Zeqir Hashani dhe menaxhmenti i UFAGj-së presin në takim zëvendës Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku

Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, U.D Rektor në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, së bashku me prorektorët dhe Sekretaren e Përgjithshme të UFAGj-së znj.Linda Dula-Halilabazi, kanë pritur në takim zëvendës Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku.

Qëllimi i këtij takimi u fokusua në një bashkëpunim në lidhje organzimin e “Forumit  Ekonomik Rajonal“ ku do të prezantohen mundësitë e investimeve në nivel komunal, bashkëpunimi në mes komunave të rajonit dhe bizneseve lokale për zhvillimin e potencialeve turistike dhe kultutore, investimet në infrastrukturë dhe korniza strategjike për zhvillim ekonomik rajonal në Kosovë, një hap ky i rëndësishëm në përpjekje për të stimuluar ekonominë dhe për t’i dhënë një nivel të ri të promovimit dhe zhvillimit të komunitetit në komunën e Gjakovës.

Në këtë drejtim Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, mund të kontribuoj dukë i dhënë ndihmë ekspertëve rreth potencialit për promovimin e turizmit si dhe të zhvillimit ekonomik në komunën e Gjakovës. Ndër të tjera ky forum pritet të sjellë një platformë të rëndësishme për diskutimin e strategjive dhe bashkëpunimin në të ardhmen për zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik duke hartuar master planet te cilat do te orientonin zhvillimin e qendrueshëm në rajonin e dukagjinit.

U.D Rektori Hashani në emër të menaxhmentit të UFAGj-së e falënderoi zv.ministrin Tafarshiku për iniciativën dhe e siguroi mbështetjen e plotë të institucionit për realizimin e këtij forumi.

Fotot e lajmit

tp-bottom