Hapet thirrja për mobilitete të stafi të UFAGj-së në kuadër të marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Universitetin Mjekësor të Sofies në Bullgari
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin Mjekësor të Sofies, në Bulgari.
Kohëzagjatja e bursës për stafin: 5 + 2 ditë, gjatë muajve tetor/ nëntor, gjatë vitit akademik 2023 – 2024
Granti nga Erasmus+: 1160.00 euro
Fushat: Inferemeri ose Mami
Numri total i stafit akademik për mësimdhënie: 4
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
- CV;
- Kopje e Pasaportës;
- Aprovim nga përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikanti bën pjesë,
- Plani i propozuar i lëvizshmërisë, “Staff Mobility for Teaching, Mobility Agreement”.
- Të paktën një nivel B2 të gjuhës angleze
Për të shkarkuar formatin e “Staff Mobility for Teaching, Mobility Agreement” klikoni këtu.
Afati për aplikim: deri më 29 shtator 2023, ora 12.00
Aplikimi kryhet në emailin: [email protected] duke e bërë “cc”: [email protected]
Vërejtje: Ky do jetë grupi i parë, në semestrin veror pritet që të shkojnë edhe 2 persona nga stafi akademik dhe 3 studentë (periudha e qëndrimit të studentëve do të jetë 2 muaj).