Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshillit Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 04 shkurt 2022 (e premte), ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar pikat e rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani, i informoi anëtarët mbi procesin mësimor, përfundimin dhe rezultatet e semestrit dimëror.

Më pas, Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor për vitin 2021, informimin rreth Planit vjetor për vitin 2022, si dhe shqyrtimin dhe propozimin e krijimit të komisioneve funksionale (Komisioni këshilldhënës për çështjet e Statutit dhe rishikimin e rregulloreve).

Në fund u shqyrtuan shkresat, kërkesat dhe ankesat drejtuar Këshillit Drejtues dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom