UFAGJ përfaqësohet në Konferencën e XVII-të  Shkencore “Forumi i Mbështetjes së Ndërmarrësisë – Mikro-biznesi 2021”

UFAGJ përfaqësohet në Konferencën e XVII-të Shkencore “Forumi i Mbështetjes së Ndërmarrësisë – Mikro-biznesi 2021”

Gjatë javës së kaluar më 9-10 dhjetor 2021 në Mielno të Polonisë u zhvillua Konferenca e XVII-të  Shkencore “Forumi i Mbështetjes së Ndërmarrësisë – Mikro-biznesi 2021” e organizua nga Universiteti Teknik i Kszalinit (Koszalin Politechnical University), Universiteti i Szeçinit (University of Szczecin) dhe Universitetin e Shekncave të Jetës së Varshavës.

Për pjesëmarrje në këtë konferencë, ftesa I’u është drejtuar Udhëheqësist për Bashkëpunim Ndërkombëtar z. Denis Spahija i cili prezantoj temën “Praktika: urë ndërlidhëse në mes të akademisë dhe biznesit” dhe përfitimet që ne si institucion kishim nga projekti EUFORIA i cili ishte financuar nga programi Erasmus+. Kjo teme gjatë vizitave të ndërsjellta kishte ngritur interesim nga universiteti organizues i konferencës, gjë që u dëshmua edhe pas prezentimit me pyetjet e shumta dhe kurreshtjen për të absorvuar sa më shumë nga ky prezentim.

Për më shumë, shikoni linkun e konferencës në vijim:

https://www.tu.koszalin.pl/art/1534/mikrofirma-2021-naukowcy-dyskutuja-o-funkcjonowaniu-malych-i-srednich-przedsiebiorstw

Fotot e lajmit

tp-bottom