Në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë po zhvillohet punëtoria dyditore me temë “Lidershipi dhe ndërtimi i ekipit” e mbështetur nga HERAS Plus

Në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë po zhvillohet punëtoria dyditore me temë “Lidershipi dhe ndërtimi i ekipit” e mbështetur nga HERAS Plus

Në ambientet e Hotel “Dukagjini” në Pejë, po zhvillon punimet punëtoria “Lidershipi dhe ndërtimi i ekipit” nga HERAS Plus për Universitetin "Fehmi Agani" (UFAGJ) dhe në të marrin pjesë menaxhmenti i Universitetit, anëtarë të Këshillit Drejtues, Dekanët dhe stafi akademik dhe administrativ. Në këtë aktivitet fjalën hyrëse e mbajti Rektori i UFAGJ-së, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Koordinatori Tematik për Arsimin e Lartë i HERAS Plus z. Nehat Dervishi dhe ndërmjetësuar nga eksperti i HERAS Plus, z. Ahmet Shala me përvojë të gjerë në këtë fushë. Mesazhet kryesore të përcjella në këtë aktivitet janë se trajnimi do t'u mundësojë të pranishmëve të zhvillojnë aftësitë e tyre udhëheqëse në arsimin e lartë dhe mbi të gjitha të mbështesin institucionin e tyre (UFAGJ) në përpjekjet e tyre drejt zhvillimit strategjik. HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim e bashkëfinancuar nga MASHTI dhe zbatuar nga WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation - ZSI dhe OeAD.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom