Stafi akademik i Universitetit “Fehmi Agani” merr pjesë në punëtorinë dy ditore të projektit QATEK

Stafi akademik i Universitetit “Fehmi Agani” merr pjesë në punëtorinë dy ditore të projektit QATEK

Më 22 dhe 23 nëntor 2021, stafi akademik i  Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përbërë nga prof. ass. dr. Laura Naka, prof. ass. dr. Drita Kadriu, prof. ass. dr. Melinda Mula dhe ass. Petrit Duraj, morën pjesë në punëtorinë “Drejt një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë-QATEK”.

Udhëheqësi i projektit QATEK, prof. ass. dr. Blerim Saqipi e bëri hapjen dhe prezantimin moduleve të punëtorisë.

Në ditën e parë të punëtorisë u trajtua tema për kërkim në edukimin e mësuesve, për metodologjinë e kërkimit në shkencat e edukimit, planin e zhvillimit të kërkimit institucional dhe individual, duke vazhduar me diskutime se si të mbështetet aktiviteti kërkimor i dikujt?, të menduarit për dizajnin e kërkimit, për paradigmën e kërkimit kuantitativ dhe kualitativ, procesin, metodat dhe mbledhjen e të dhënave të kërkimit.

Dita e dytë e punëtorisë filloi me trajtimin e temës për kriteret e cilësisë në kërkimin kualitativ dhe kuantitativ (vlefshmëria, besueshmëria, objektiviteti, ndjeshmëria), për hulumtimin në veprim - ndërmjet qasjes së mësimdhënies dhe metodës së kërkimit, një urë lidhëse ndërmjet metodës së kërkimit cilësor dhe sasior, dhe u përmbyll me standardet etike në kërkimin arsimor.

Projektit QATEK ka për qëllim ndërtimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë në përgatitjen e mësueseve të rinj, i cili mundësohet nga fondet e Bashkimit Evropian të programit Erasmus+.

Fotot e lajmit

tp-bottom