Rektori Nimani vizitoi studentët dhe stafin me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në UFAGJ

Rektori Nimani vizitoi studentët dhe stafin me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në UFAGJ

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar të premten (15.10.2021) të gjitha njësitë akademike, me ç’ rast është takuar me dekanë, mësimdhënës dhe studentë, të cilët i ka uruar për  fillimin e vitit të ri akademik.

Me këtë rast, rektori Nimani, ju ka uruar studentëve të rinj, por edhe atyre që vazhdojnë studimet prej viteve të mëhershme, suksese në studime dhe në jetë. Ai kërkoi nga ta dhe stafi i UFAGJ-së që të angazhohen sa më shumë për mësim-dhënie dhe mësim-nxënie më të suksesshme.

Ndryshe në vitin e ri akademik në Universitetin “Fehmi Agani” janë regjistruar gjithsej 450 studentë.

Fotot e lajmit

tp-bottom