Zhvillohet punëtoria “Avancimi i mekanizmave për zhvillim të qëndrueshëm të personelit akademik dhe lidershipit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë”, nga Projekti HERAS Plus

Zhvillohet punëtoria “Avancimi i mekanizmave për zhvillim të qëndrueshëm të personelit akademik dhe lidershipit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë”, nga Projekti HERAS Plus

Më 30 shtator 2021 (e enjte), rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga prorektorja prof. ass. dr. Laura Naka dhe udhëheqësja e QDPM-së, prof. ass. dr. Drita Kadriu, priti në takim përfaqësuesit e Projektit HERAS Plus, z. Aqim Emurli, z. Nehat Dervishi dhe ekspertët nga Projekti HERAS Plus, prof. dr. Blerim Rexha, prof. asoc. dr. Naser Zabeli dhe dr. sc. Ahmet Shala.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në kuadër të Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie (QDPM), në bashkëpunim me Projektin HERAS Plus zhvilloi punëtorinë “Avancimi i mekanizmave për zhvillim të qëndrueshëm të personelit akademik dhe lidershipit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë”.

Në hapje të punëtorisë, rektori prof. ass. dr. Artan Nimani, tha se “Ne si menaxhment jemi të përkushtuar për mbështetje me të gjitha kapacitetet e nevojshme për avancimin e personelit akademik dhe administrativ në fushat e zhvillimit profesional dhe kjo punëtori na ndihmon të zhvillohemi dhe të jemi të gatshëm për proceset e mëtutjeshme”.

Qëllimi i punëtorisë ishte ofrimi i shërbimeve mbështetëse në fushat e zhvillimit profesional, akademik dhe administrativ për personelin e UFAGJ-së, për shërbimet më të avancuara për një sistem të qëndrueshëm, të transformuar dhe modern të mësimdhënies, kërkimit dhe udhëheqjes. Brenda  kësaj kornize, u angazhuan tre ekspertë të projektit HERAS Plus, që trajtuan këto module:

  • “Hulumtimet dhe publikimet shkencore”, nga prof. dr. Blerim Rexha;
  • “Mësimdhënia e orientuar drejt zhvillimit të kompetencave”, nga prof. asoc. dr. Naser Zabeli;
  • “Udhëheqja transformuese, funksionet menaxheriale dhe roli i tyre në Arsimin e Lartë”, nga dr. sc. Ahmet Shala.

Më pas, punëtoria vazhdoj me diskutimet plenare për sfidat, perspektivat e së ardhmes dhe për fushat kryesore të zhvillimit. Ndërsa personeli akademik shprehën dukshëm interesim, duke parashtruar pyetje në lidhje me temat që u trajtuan.

UFAGJ dhe HERAS Plus do të vazhdojnë të organizojnë punëtori dhe trajnime tjera për avancimin e personelit akademik dhe administrativ.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom