Përurohet Njësia e Shputës Diabetike në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani”
Në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë u përurua Njësia e Shputës Diabetike, në kuadër të projektit SMAHPC, i financuar nga Programi Erasmus+.
Në përurim mori pjesë Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, ku theksoi se hapja e Njësisë së Shputës Diabetike shënohet një arritje e rëndësishme për universitetin tonë, e cila u realizua falë punës dhe përkushtimit të palodhshëm të stafit akademik të angazhuar në projektin SMAHPC, i financuar nga Programi Erasmus+. Rektori Nimani shtoi se, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është i përkushtuar që përmes kapaciteteve që ofrohen të jetë në shërbim të komunitetit. Në emër të studentëve, stafit menaxherial dhe akademik falënderoi bordin industrial, të cilët dhanë kontribut të çmuar në rrugëtimin e Fakultetit të Mjekësisë.
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha shprehu falënderim për pjesëmarrësit dhe i përgëzoi të gjithë ata që u angazhuan për hapjen e Njësisë së Shputës Diabetike, në veçanti Prodekanen, Prof. Ass. Dr. Antigona Ukëhaxhaj, Prof. Ass. Dr. Faton Hoxha, Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj dhe Dr. med. Skender Ukaj, Ligjërues, si dhe studentët, Donart Koci, Festina Morina, Fatlinda Hoxhaj, Dukagjin Llolluni, Lirigzon Goqi, Enis Vishaj, Endrit Mustafaj, Makfire Kamberi, Shkamb Shkreli etj. Ndërsa, Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj i informoi pjesëmarrësit se si lindi ideja për formimin e Njësisë së Shputës Diabetike dhe përvojat ndërkombëtare.
Të ftuar në përurim të hapjes së Njësisë së Shputës Diabetike ishin edhe bordi industrial, i përbërë prej, Dr. Luan Nagavci – drejtor i Institutit të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, z. Hilmi Shala – Drejtor në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”, Dr. Hyrije Blakaj - Drejtoreshë e ONIX SPA, Banja e Pejës dhe Dr. Luan Gola – Internist diabetolog, i cili prezantoi temën “Diabeti dhe komplikimet e diabetit, me theks të veçantë në shputën diabetike”.
Më pas, studentët e Fakultetit të Mjekësisë prezantuan përvojën studentore në Njësinë e Shputës Diabetike.
Në fund të aktivitetit, bordi industrial, studentët dhe stafi akademik u shpërblyen me mirënjohje për kontributin e dhënë në jëtësimin e Njësisë së Shputës Diabetike në Fakultetin e Mjekësisë.
Në Njësinë e Shputës Diabetike planifikohen këto shërbime:
- Vizitat e pacientëve me diabet, me ndryshime në shputë diabetike;
- Trajtimi i ndryshimeve në shputën diabetike;
- Edukimi i pacientëve diabetikë dhe familjarëve të tyre për;
- Matjen e glikemisë;
- Marrjen e insulinës;
- Kujdesi higjienik ndaj shputës;
- Ushqimi i shëndetshëm te diabetikët;
- Udhëzime për rekreacion te diabetikët, etj.
Njësia e Shputës Diabetike do të shërbejë për edukimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, involvimin e tyre të drejtpërdrejtë për të fituar kompetencat e duhura për trajtimin