Mbahet trajnimi “Platforma transkulturale 'Open Badges' (TOBP) për mentorim tranzicional të migrantëve në kujdesin familjar”

Mbahet trajnimi “Platforma transkulturale 'Open Badges' (TOBP) për mentorim tranzicional të migrantëve në kujdesin familjar”

Me datë 18 maj 2021, në mënyrë virtuale u mbajt trajnimi “Platforma transkulturale 'Open Badges' (TOBP) për mentorim tranzicional të migrantëve në kujdesin familjar, i organizuar nga Kolegji Heimerer dhe i mbështetur nga Erasmus+.

Pjesë e trajnimit nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ishin Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë z. Denis Spahija, Zyrtarja për Zhvillim të Karrierës znj. Freskina Mula, Konsulente për Menaxhimin e Projekteve, znj. Rolanda Mula, si dhe Konsulenti për Protokoll dhe Informim, z. Ardit Halilaj.

Pjesëmarrësit u falënderuan nga organizatorët, njëherit edhe prezentuesja znj. Katerina Sidiropulu Janku, për bashkëpunim, të cilin e cilësoi tejet të suksesshëm.

Projekti TOBP është i financuar nga Erasmus + që e zabton Kolegji Heimerer së bashku me partnerët ndërkombëtarë.

Qëllimi i projektit TOBP është të minimizojmë barrierat e tranzicionit me të cilat përballen migrantët, veçanërisht ato në situatat e tranzicionit, duke filluar jetën e tyre familjare pas mbërritjes në një vend të ri.

Pjesëmarrësit ishin profesionistë të ndryshëm (infermierë, profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe punonjës socialë) dhe horizonte (organizata të ndryshme, institucione mësimore).

Trajnimi iu mundëson pjesëmarrësve njohjen më të mirë të aftësive të tyre të mentorimit të tranzicionit të sapofituara si dhe avancimin në fushën e punës së tyre me migrantë.

Pjesmarrësit pas përfundimit të trajnimit u pajisen me Open Badge Certificate, e para e këtij lloji në Kosovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom