Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Koszalinit në Poloni

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Koszalinit në Poloni

Më 17-18 maj 2021, delegacioni i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë i përbërë nga Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Rektor, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Prorektore për Çështje Mësimore dhe Studentë, Prof. Ass. Dr. Laura Naka, Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë dhe Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare vizituan Universitetin Politeknik të Koszalinit.

Delegacioni i UFAGj-it u mirëpritën nga Prof. Dr. Hab. Danuta Zawadzka, Rektore e Universitetit Politeknik të Koszalinit e shoqëruar nga prorektorët, dekanët, shefat e departamenteve, Drejtori i Shkollës Doktorale, Joanna Patan, shefja e Studimit të Gjuhëve të Huaja, si dhe koordinatori i programeve Erasmus + dhe CEEPUS, Prof. Dr. hab. Christopher Rokosz nga Departamenti Mekanik.

Rektori Nimani ju drejtua mikëpritësve me fjalët: “Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë në Poloni dhe mbështetjen e anëtarësimit të universitetit tonë në Magna Charta dhe Shoqatën e Universiteteve Evropiane (EUA), duke prezantuar programet e reja, rritjen e lëvizshmërisë akademike dhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore. Ne duam të bëhemi një partner serioz në veprimet e përbashkëta”, theksoi rektori Nimani.

Rektorja Zawadzka tha se “kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të shfrytëzuar potencialin e madh të bashkëpunimit. Ne duam ta shtrijmë atë në njësitë e tjera të universitetit tonë. Ky është takimi i parë, por shpresoj shumë që të ketë edhe më shumë”.

Ndërsa, Prof. Dr. hab Krzysztof Wasilewski, Prorektor për Arsim, bëri një prezantim të shkurtër të Universitetit Politeknik të Koszalinit. Ai foli për strukturën e universitetit, shkencën dhe pikat kryesore të komunitetit akademik.

Pas fjalimeve, palët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë: forcimi i lidhjeve shkencore, bashkëpunimi më i ngushtë shkencor dhe shkëmbimi akademik.

Pas pjesës zyrtare, delegacioni i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë vizitoi laboratorët në kampuset: Śniadecki, Rac ławicka dhe Kwiatkowski.

Fotot e lajmit

tp-bottom