Mbahet mbledhja e grupit menaxhues të CoP Gjakova

Mbahet mbledhja e grupit menaxhues të CoP Gjakova

Më 21 prill 2021, në mënyrë virtuale në platformën Zoom, u mbajt mbledhja ndërmjet pjesëmarrësve të grupit menaxhues të Cop Gjakova, në kuadër të projektit SUSWELL.

Takimin e udhëhoqi znj. Maria Rosado, së bashku me znj. Patricia Paquete dhe Ines Rodriguez. Përmes prezantimit shfaqën një rezyme për kurset e propozuara për zhvillim nga pjesëmarrësit e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në projekt.

Pjesëmarrës në takim nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, nga radhët e stafit akademik ishin: Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj, Ass. Arben Boshnjaku MSc, Ma, PhD cand. dhe Ass. Arta Dalipi Shabani, dhe nga stafi administrativ: znj. Rolanda Mula, Konsulente për Menaxhimin e Projekteve dhe z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte.

Takimi i radhës do të mbahet me 28 maj 2021.

Fotot e lajmit

tp-bottom