Rektori Nimani pret në takim Fridon Lalën, deputet i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës

Rektori Nimani pret në takim Fridon Lalën, deputet i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, të mërkuren priti në takim z. Fridon Lalën, deputet i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës, i shoqëruar nga z. Lendrit Qeli, Shef i  Zyrës për Komunitete dhe Kthim në komunën e Rahovecit.

Në takim, rektori Nimani i njoftoi për ecurinë e punëve dhe të arriturat e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, rreth projekteve që janë prioritet për përkrahjen e studentëve nga komunitetet pakicë. Po ashtu, diskutoi për organizimin e një fushate vetëdijesuese që të rinjtë e komuniteteve të njihen me programet që ofron universiteti dhe të aplikojnë për studime.

Deputeti Lala dhe z. Qeli e falënderuan rektorin Nimani për pritjen, si dhe e përgëzuan për të arriturat e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian kërkuan që Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë të vazhdojë në integrimin e studentëve, duke u mundësuar atyre angazhim në punë praktike.

Palët u pajtuan që të formohet një grup punues i përbashkët për identifikimin e problemeve dhe nevojat që kanë të rinjtë e komuniteteve, në mënyrë që të integrohen në shoqëri.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është i përkushtuar që t’iu shërbejë komuniteteve në përgjithësi për avancimin dhe fuqizimin e rolit të tyre.

Fotot e lajmit

tp-bottom