Fillon zbatimi i projektit STAND, në hapje merr pjesë rektori Nimani

Fillon zbatimi i projektit STAND, në hapje merr pjesë rektori Nimani

Nga 3 deri më 5 mars, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra  dhe z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar marrin pjesë në hapjen e projektit “Forcimi i autonomisë universitare dhe rritja e përgjegjshmërisë dhe transparencës të universiteteve të Ballkanit Perëndimor / STAND”, i organizuar nga Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovica (IBC-M), i mbështetur nga Erasmus +, i cili do zgjasë 3 vjet.

Projekti STAND ka për synim përfshirjen e investimeve në forcimin e mekanizmave që sigurojnë qëndrueshmërinë afatgjate te autonomia, transparenca dhe përgjegjësia e universitetit, rritjen e kapacitetit profesional, si dhe mbështetjen për shkëmbim akademik dhe menaxherial midis partnerëve. Ky projekt parashikon bashkëpunimin midis IAL-ve në Ballkanin Perëndimor, ministritë përkatëse dhe partnerët e vendeve të programit.

Në këtë projekt janë  pjesë 17 partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe BE, ndër ta edhe Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë.

 

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom