Takohet grupi punues për sigurim të cilësisë dhe administratë rreth procesit të ri/akreditimit

Takohet grupi punues për sigurim të cilësisë dhe administratë rreth procesit të ri/akreditimit

Udhëheqësi i Zyrës për Sigurim të Cilësisë, z. Daut Islami, në kuadër të procesit të ri/akreditimit të programeve në njësitë akademike të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, të hënën zhvilloi takim koordinues me grupin punues për sigurim të cilësisë dhe administratën e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Filologjisë, të cilët dhanë rekomandime rreth këtij procesi.

Takimi u fokusua në përgatitjen, koordinimin dhe orientimin e grupit punues për sigurim të cilësisë dhe administratë, të përfshirë në procesin e ri/akreditimit të programeve studimore.

Takime të tilla po mbahen me qëllim që ky proces të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fotot e lajmit

tp-bottom