Mbahet takim me stafin e Fakultetit të Filologjisë për ri/akreditim të programeve studimore

Mbahet takim me stafin e Fakultetit të Filologjisë për ri/akreditim të programeve studimore

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), në kuadër të procesit të ri/akreditimit të programeve në njësitë akademike zhvilloi të hënën takim simulues me stafin e Fakultetit të Filologjisë, të cilët u koordinuan dhe dhanë rekomandime rreth këtij procesi.

Takimi u fokusua në përgatitjen, koordinimin dhe orientimin e stafit të Fakultetit të Filologjisë, të përfshirë në procesin e ri/akreditimit të programeve studimore.

Programet me të cilat ka aplikuar Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë me Fakultetin e Filologjisë janë: Gjuhë shqipe (BA) 4 vjeçar, Gjuhë shqipe dhe Letërsi (MA) dhe Gjuhë angleze – Përkthim dhe Interpretim (BA).

 

Fotot e lajmit

tp-bottom