Këshilli Drejtues merr vendime të rëndësishme për Universitetin “Fehmi Agani”

Këshilli Drejtues merr vendime të rëndësishme për Universitetin “Fehmi Agani”

Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në mbledhjen e mbajtur me datë 12.01.2021, miratoi një sërë pikash të rendit të ditës.

Këshilli Drejtues, njëzëri miratoi stemën dhe flamurin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë si dhe vendimin për semestrin veror që procesi arsimor, provimet, punët praktike dhe laboratorike të organizohen në mënyrë fizike sipas plan-programit në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”.

Në këtë mbledhje u diskutuan dhe miratuan edhe pikat tjera, si: procesverbali nga mbledhja e kaluar, informacioni për procesin e akreditimit institucional, shqyrtimi i kërkesave dhe ankesave si dhe pika të ndryshme.

Fotot e lajmit

tp-bottom