Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë vazhdon trendin në webometrics

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë vazhdon trendin në webometrics

Në ranglistën e Webometrics, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është ngritur në pozitën e pestë në nivel nacional, ndërsa në nivel botëror Universiteti ynë ka shënuar ngritje për 334 vende.

Në vitin 2017, në ranglistën e Webometrics, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, në nivel botëror ka qenë në pozitën e 21938, ndërsa një vjet më vonë, në vitin 2018, ka pasur rënjë për 1345 vende dhe ka mbajtur pozitën e 23283 në nivel botëror, ndërsa pozitën e 7 në nivel nacional (nga institucionet publike).

Sukseset e UFAGJ kanë stagnuar dhe në vitin 2019 kishte vendin 23292 në rend botëror duke vijuar, ndaj në vitin 2020 Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është ngritur për 3446 vende, duke mbajtur pozitën  e 19846 në nivel botëror. Në ranglistën e fundit të publikuar nga Webometrics për vitin 2021, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka pasur një ngritje prej 334 vendeve, duke qëndruar në pozitën e 19512 në nivel botëror dhe në pozitën e pestë në nivel nacional.

Rangimi i universiteteve në Webometrics bëhet në bazë të disa kritereve si: hulumtimet shkencore, botimet si dhe përmbajtja dhe shpërndarja e informacioneve nga burimet elektronike nga institucionet e arsimit të lartë.

Webometrics është ranglista më gjithëpërfshirëse e vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë, në të cilën vlerësohen rreth 30 mijë universitete nga e gjithë bota dhe konsiderohet si një nga ranglistat më të rëndësishme, sepse ndjek trendet e transformimit të arsimit të lartë me mbështetjen e teknologjisë së komunikimit dhe informimit.

 

Viti

2017

2018

2019

2020

2021

Pozita

21938

23283

23292

19846

19512

 

 

 

tp-bottom