Thirrje për Konferencë: “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë” dhe “Sinjalizimi i botës për shkeljen e të drejtave njerëzore në Jugosllavi”

Thirrje për Konferencë: “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë” dhe “Sinjalizimi i botës për shkeljen e të drejtave njerëzore në Jugosllavi”

Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez në bashkëpunim me Universitetin ”Fehmi Agani” në Gjakovë bën thirrje për Konferencë Shkencore për të paraqitur punime shkencore për 40- vjetorin e demonstratave të shqiptarëve gjatë vitit 1981. Fillimi i Pranverës së Përgjakur të vitit 1981 në Kosovë ishte sinjalizim që shqiptarët kërkonin trajtim të barabartë me popujt e tjerë të ish Federatës Jugosllave. Në shekullin e XX-të vazhdimësia e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve nga pushteti jugosllavë ishte i përmasave gjenocidiale.

Të gjitha punimet e Konferencës duhet t'i plotësojnë kriteret e punimeve shkencore. Konferenca do  ̈të zhvillohet më 11 mars 2021 në Prishtinë. Në lidhje me mbajtjen e Konferencës në mënyrë fizike apo online do ju njoftojmë me kohë. Të interesuarit për pjesëmarrje në këtë konferencë duhet t’i dërgojnë abstraktet më së largu deri më 10 shkurt 2021, ndërsa punimet duhet të dorëzohen deri më 01 mars 2021 në adresën elektronike: [email protected].

Për më shumë detaje shih thirrjen e konferencës:

Thirrja e parë

tp-bottom