Rektori Nimani e përkujton Fehmi Aganin në 89 vjetorin e lindjes

Rektori Nimani e përkujton Fehmi Aganin në 89 vjetorin e lindjes

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani e përkujton Fehmi Aganin në 89 vjetorin e lindjes së tij:

“Fehmi Agani ka lindur më 23 janar të vitit 1932 në Gjakovë, në një familje tradicionale shqiptare. Profesor Agani paraqet një figurë të veçantë dhe të kompletuar prej intelektuali, vizionari politik, të një atdhetari të devotshëm, i cili gjithë jetën e tij ja kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Akademik Fehmi Agani ishte pjesëmarrës aktiv në jetën shkencore, politike e kombëtare dhe prijës i shumë proceseve progresive me rëndësi historike për Kosovën e më gjerë. Figura dhe ideali i kolosit të shkencës Fehmi Aganit janë të lartësuara, emrin e të cilit me nder e mban universiteti ynë”.

Fehmi Agani e dha jetën burrërisht ashtu siç e kishte jetuar, për rininë, për lirinë e Kosovës, për popullin shqiptar dhe idealet e tij.

Fotot e lajmit

tp-bottom