Telegram ngushëllimi: Rektori Nimani ngushëllon familjen Shabani

Telegram ngushëllimi: Rektori Nimani ngushëllon familjen Shabani

E respektuara familje Shabani,

Me pikëlllim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për largimin nga kjo jetë e Prof. dr. Fahredin Shabanit. Për një kohë të gjatë Prof. Shabani ka punuar si mësimdhënës dhe ka qenë prorektor në universitetin tonë. Prof. Shabani ka dhënë kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinj dhe në themelimin e këtij universiteti.  Padyshim, Prof. dr. Fahredin Shabani, për ne ka paraqitur shembullin më të mirë të një profesori të kompletuar e të palodhshëm. I tillë do të përkujtohet nga plejadë e gjeneratave të ardhshme.

Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi humbi një nga kontribuuesit e mëdhenj!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve!

I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Shabani!

 

Me respekt,

Prof. Ass. Dr. Artan Nimani

Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

tp-bottom