Rektori Nimani takoi përfaqësues të institucioneve lokale

Rektori Nimani takoi përfaqësues të institucioneve lokale

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani takoi punëdhënësit, me të cilët diskutoi për zhvillimin e Universitetit.

Gjatë takimit, rektori Nimani i njoftoi të pranishmit për të arriturat e Universitetit dhe për proceset e UFAGJ-së, duke i falenderuar të gjithë ata që ndikuan në ecurinë e mbarë të proceseve të Universitetit. Po ashtu, iu ofroi partneritet të sigurtë të bashkëpunimit për projekte ndërlidhëse.

Punëdhënësit e falënderuan rektorin Nimani për pritjen dhe shprehën gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre për bashkëpunim me UFAGJ-në, duke ofruar mbështetje të plotë.

Palët u dakorduan edhe për takime tjera të rëndësishme për Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom