Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Rektori Nimani i shoqëruar nga Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra priti përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Kryetarin z. Hysen Sogojeva, dy nënkryetarët z. Skender Thaqi dhe z. Burim Sallauka të shoqëruar nga përfaqësuesit lokal të kësaj ode në Gjakovë, z. Lulzim Jupa dhe z. Armend Gjoshi. Ky takim kishte për qëllim ngritjen e shkallës së bashkëpunimit në avancimin e kapaciteteve profesionale, organizative dhe shkencore në fushën hotelerisë dhe turizmit të Kosovës. Rektori Nimani tregoi për të arrituarat dhe punën që është duke u bërë, ai po ashtu morri rekomandimet nga përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës për nevojat e tregut dhe programet që janë të nevojshme në universitete me qëllim të plotësimit të vendeve të lira të punës.

Me këtë rast u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit Fehmi Agani në Gjakovë dhe Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom